Festat e tepërta dhe në ditë pune e dëmtojnë vendin financiarisht

Autori: Gazeta inFokus
10:50 | 11 April 2023
Dje dhe sot, punëtorët e sektorit publik janë në pushim. Kjo pasi po përfitojnë nga dy data të festave zyrtare të cilat ranë në vikend, mirëpo sipas Ligjit të festave zyrtare, për to pushohet në një ditë pune, kësaj radhe dje (e hënë) dhe sot (e martë).
Kësisoj, dje, punëtorët e sektorit publik pushuan për shkak se të shtunën ishte Dita e Kushtetutës, ndërsa sot të njëjtit nuk dalin në punë pasi që të dielën ishin Pashkët Katolike.
Për të ndaluar një praktikë të tillë jo rrallëherë ka pasur kërkesa.
Drejtoresha ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Zana Beqiri përmes një lidhje telefonike, tha për KosovaPress se sipas tyre këto festa po konsiderohen të shumta dhe po ndikojnë në zhvillimin e bizneseve si dhe në ngarkesën e stafit. Ajo theksoi se i kanë adresuar kërkesa Qeverisë së Kosovës për rishikimin e Ligjit për festat zyrtare, mirëpo akoma nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
“Ne kemi dërguar disa kërkesa për vite me radhë dhe ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje. Kemi kërkuar që festat të festohen në ditën që bien, nëse është vikend le të festohen në vikend, mirëpo nuk do të thotë që duhet të marrim një kompensim për festë zyrtare”, u shpreh ajo.
Ajo shton se shtyrja e ditëve të punës, po ndikon edhe tek produktiviteti i bizneseve dhe në ngarkesën e punëtorëve.
Gjithashtu ajo kërkon që të festohen por të mos jenë ditë pushimi ditët si: 9 Prilli, Dita e Kushtetutës dhe 9 Maji – Dita e Evropës, ndërsa që festat e komuniteteve të jenë ditë pushimi për këto kategori, por jo edhe për gjithë vendin.
“Të gjitha këto vërejtje që i kemi ne prej bizneseve, janë vërejtje të cilat ndikojnë në biznes dhe ndikojnë biznesin në përgjithësi. Mundet të ndikojë edhe te produktiviteti, mirëpo mund të ndikojë edhe te ngarkesa e stafit”, theksoi ajo.
E qytetari, njëkohësisht pronar biznesi, Ismail Jakupaj, Ligjin për festat nuk e arsyeton fare. Sipas tij, ky ligj është kopjuar nga shtete të tjera, ndërkaq qeveria edhe pse pretendon të bëjë ndryshime në të, akoma nuk ka rezultat.
“Nuk është fare e arsyeshme, por fatkeqësisht e kanë marrë këtë ligj dhe e kanë kopjuar prej dikujt”, tha ai.
Ismet Zhuja, thotë se nga këto festa më së shumti po përfitojnë zyrtarët dhe po e pësojnë bizneset. Ai tregon për një shokun të tij, pronar të një biznesi, që në këto ditë ai duhet t’i lirojë punëtorët dhe se i njëjti ka humbje të mëdha financiare.
“Është e vështirë për bizneset, e zyrtarëve në zyrat e tyre iu vjen mirë sepse ata çdo pushim e shfrytëzojnë dhe për ata nuk është keq”, tha ai.
I pakënaqur me numrin e madh të festave u shpreh edhe qytetari Hajdar Hyseni.
“Për ‘Genius’ jemi ne Kosova sa festat i kemi. Jam i sigurt që më shumë kemi festa sesa ditë të punës, pa i futur këtu të shtunën dhe të dielën”, theksoi ai.
I të njëjtit mendim nuk është Franklin Sedaj.
Në Kalendarin e festave zyrtare, të publikuar nga Ministria e Administratës Publike figurojnë 11 festa zyrtare me gjithsej 12 ditë pushimi.
Kujtojmë që festat zyrtare në Kosovë, të përcaktuara me ligj, janë Viti i Ri, Krishtlindjet ortodokse, Dita e Pavarësisë, Dita e Kushtetutës, Pashkët katolike, Pashkët ortodokse, Dita ndërkombëtare e punës, dita e parë e Bajramit të Madh, Dita e Evropës, dita e parë e Bajramit të Vogël dhe Krishtlindjet katolike.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot mjaft të ndryshueshëm, edhe pse gjatë dite...
-
Rasti i foshnjës që u fut në rrobalarëse në Spitalin e Pejës, mbahet seanca e parë gjyqësore
Gati tri vite pas ngjarjes së rëndë, dy të akuzuarit, S.I. dhe E.A., punonjës...
-
Kë do votonte Tirana nëse zgjedhjet do mbaheshin sot?
Barometri Euronews-Albania ka sjell për publikun matjet e dyta politike për Q...
-
Përpjekje për “peshkim”, Lushaku-Sadriu: Dy deputetë të LDK’së u kontaktuan nga VV’ja, por morën përgjigjen e duhur
Deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur sa i përket mundësisë së ‘...
-
Zbulohen detaje nga takimi i diskutueshëm: Trump e “përzuri” Muskun nga Pentagoni
Para disa javësh, mediat në SHBA raportuan se Elon Musk ishte parashikuar të ...
-
Bajrami: Kurti s’është aq i çmendur të mendoj sa të tjerët ia duan shtetin më shumë se LDK-ja
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjuhen polarizuese në skenën...
-
Të shtënat me ạrmë zj*rri në Tiranë, shtatë persona të përfshirë në rast
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme te Liqeni Artificial në T...
-
A do ta formojë nesër Kurti qeverinë? Ejup Maqedonci jep detajet e fundit
Në lidhje me formimin e Qeverisë, Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedo...
-
Zemaj: S’po kërkojmë braktisjen e institucioneve, Kurti le t’ia bartë kompetencat zëvendëskryeministrit
Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ka thënë se nuk po kërkojnë braktisjen e ins...
-
Muharrem tregon për importin e rrymës në mars 2025: S’po i besoj syve e as trurit
Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharemi, ka thënë se 725.37% ka rritj...
-
Përmbyllet studimi i fizibilitetit dhe dizajni paraprak për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë
Në Shkodër u prezantua sot studimi i fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prish...
-
Hasanaj: Protestat kundër shtrenjtimit të rrymës s’do të ndalen
Luan Hasanaj nga iniciativa “Asnjë cent më shumë” ka bërë të ditur se protest...