Sport

Festa pas golit me Romën, Dybala shpjegon pse e vendosi kapelen

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 13 January 2023

Paulo Dybala vendosi ndeshjen e Romës ndaj Genoas në Kupën e Italisë teksa me një gol në minutën e 64-të të sfidës, i dhuroi kryeqyteasve biletën për në fazën çerekfinale të turneut. I aktivizuar në pjesën e dytë nga trajneri Jose Mourinho, 29-vjeçari me anë të një inkursioni personal shënoi një gol që u duartrokit nga të gjithë të pranishmit në Olimpico.

Ndërkohë, nuk mungoi edhe një festë e veçantë nga ana e argjentinasit, i cili përveç të famshmes “DybalaMask”, vendosi edhe një kapele. Gjesti i Dybalës e kishte një shpjegim dhe pas sfiës, ish-lojtari i Juventus theksoi se kapelja ishte në respekt të mikut të tij repist Bizarrap.

Ky i fundit është një mik i futbollistit por edhe të fejuarës së tij, Oriana. Bizarrap së fundmi krijoi një këngë për triumfin e Argjentinës në Botëror dhe duke veshur fanellën e Romës, Dybala nuk harroi ta përshëndeste në stilin e tij.

-Advertisement-

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy