Rozë

Ferrari 280 mijë euro përplaset me autobusin, shpëton rreperi anglez

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 26 May 2020

Rreperi anglez Swarmz shpëtoi pa asnjë dëmtim të dielën, pasi përplasi makinën e tij Ferrari 488 GTB me një autobus të dielën pasdite në qendër të Londrës. Makina me vlerë 280 mijë euro u shkatërrua thuajse plotësisht.

Këngëtari postoi disa video në llogarinë e tij në Instagram, por nuk sqaroi nëse ishte duke e ngarë vetë makinën, apo ishte pasagjer. Fotot e Ferrarit të prishur dhe një autobusi londinez me dy kate u postuan në rrjetet sociale gjatë pasdites.

Interesimit të mediave britanike, Policia e Londrës iu përgjigj duke thënë se nuk kishte pasur asnjë viktimë apo të plagosur nga incidenti, por vetëm dëme anësore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera