Sport

Feronikeli pëson, shënon gol TNS

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 16 July 2019

Feronikeli është duke pësuar disfatë me rezultat 1:0 në ndeshjen The New Saints, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Në minutën e 67-të të ndeshjes, ishte Dean Ebbe ai që shënoi gol, vetëm disa momente pasi u inkuadrua në lojë.

Feronikelit do t’i mjaftonte edhe barazimi me rezultat 1:1 për të kaluar në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi që ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultat 2:2.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera