Sport

Feronikeli përkujton ish-kapitenin dhe dëshmorin, Rexhep Rexhepi

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 12 February 2018

Skuadra nga Drenasi KF Feronikeli përkujton ish-kapitenin dhe dëshmorin, Rexhep Rexhepi.

Rruga për liri e pavarësi ishte e gjatë dhe e mundimshme, e për arritjen e tyre Kosova pagoi një çmim të lartë, humbjen e djemve e vajzave që luftuan me qëllimin e shenjtë, atë të dhurimit të lirisë për gjeneratat e reja, shkruan infokusi.

Ndër këta të rinj, ishte dëshmori Rexhep Rexhepi, i cili e la dashurinë e tij të madhe, futbollin dhe fanellën e Feronikelit, për të veshur uniformën ushtarake e për të dalë në fushëbetejë, ku edhe u vra nga ushtria serbe.

-Advertisement-

Emrin e tij e mban me plot krenari stadiumi i Feronikelit, e që sot, në 19-vjetorin e rënies heroike të tij, po duket më madhështor dhe më krenar se kurrë.

Rexhep Rexhepi ishte kapiten i KF Feronikelit, para se ai t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra heroikisht dëshmor më 12 shkurt të vitit 1999, por për të mbetur i pavdekshëm në zemrat e tifozëve të KF Feronikelit dhe të mbarë kosovarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera