Sport

Feronikeli deklason Trepçën 89, Gjilani i falet minutave shtesë

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 17 March 2019

Kanë përfunduar edhe dy duelet e fundit të javës së 23-të në Superligë e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli e ka shkatërruar Trepçën ’89, të cilën e ka mposhtur më rezultat të thellë 5-0, duke dhënë sinjale të qarta se ata janë pretendentit kryesor për titull kampion.

Golat për skuadrën e Zekrija Ramadanit i shënuan Jean Da Silva 2x, Mendurim Hoti, Kastriot Rexha, ndërsa 1 gol e shënoi Bujar Pllana në portën e tij.

-Advertisement-

Pas kësaj fitore Nikli vazhdon sigurt rrugën drejt titulli më 55 pikë, ndërsa Trepça ’89 mbetet e teta më 28 pikë.

Dueli tjetër i luajtur në stadiumin e qytetit në Gjilani u vendos në fund të takimi, ku Gjilani arrit të shënoj në kohën shtesë dy gola për ta mposhtur Keku-n më rezultat 2-0, më golat e realizuar nga Shpend Asani dhe Wilber Peres.

Pas kësaj fitore Gjilani renditet i pesti më 32 pikë, ndërsa Keku vazhdon të jetë i fundit më vetëm 1 pikë të tubuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera