Lajme

Ferat Shala: Në Mitrovicë po mungon Kadri Veseli, por po plotësohet nga fryma e fitores së PDK’së

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 11 February 2021

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala ka marrë mbështetje të madhe nga Mitrovica për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Infokus.

Shala ka thënë se Mitrovica nuk e ka harruar edhe pse nuk ka mundur të jetë prezent për shkaqe shëndetësore.

“Mitrovica as sonte nuk më paska harruar. Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur.Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren. Në pamundësi për të qenë me ta, zemra ime sonte rrah bashkë me ovacionet e demokratëve mitrovicas”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Gjithashtu numri  14 i listës së PDK’së, ka deklaruar se në Mitrovicë ka mundur edhe Kadri Veseli, por është plotësuar nga fryma e fitorës së partisë së tij.

“Mitrovicës sonte po i mungon edhe Kadri Veseli, por mungesën e tij më së miri po e plotëson fryma e fitores e partisë së tij: Partisë Demokratike të Kosovës. Faleminderit shumë, Mitrovicë heroike!”, ka thënë Shala./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera