Lajme

Ferat Shala mobilizon Shtuticën, Polluzhën e Gllobarin

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 24 January 2021

Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala po vazhdon të marr mbështetje të madhe nga qytetarët gjithandej Kosovës.

Kjo u pa edhe gjatë takimeve që pati në nëndegët e PDK në Shtuticë, Polluzhë dhe Gllobar, ku u shpalos edhe programi për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës në katër vitet e ardhshme.

“Qyetarët e Kosovës janë mobiluzuar si asnjëherë më parë për ta mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës. Qyetetaria aktive e kësaj pjese të Drenicës, edhe në këto zgjedhje, po kërkon nga ne përfaqësuesit e partive politike, politika programore konkrete për zhvillimin të gjithëmbarshëm të vendit tonë. Drenica qëndron fuqishëm në mbështetje të programit “Rimëkëmbje” të PDK-së”, ka deklaruar Ferat Shala./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera