Sport

Feniksi kampion i Kosovës në futsall

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 31 May 2018

 Feniksi është kampion i ri i Kosovës në futsall. Skuadra nga Drenasi ka shënuar fitore edhe në takimin e dytë të finales së “play-off”-it, duke e mposhtur Liburnin në Gjakovë, me rezultat 2:1, shkruan infokusi.

Kësisoj, Feniksi iu gëzua titullit të katërt në histori të klubit, duke e mbyllur këtë edicion pa asnjë humbje. Edhe ndeshja e dytë zgjoi interesim të madh të tifozëve, të cilët e kishin stërmbushur palestrën “Shani Nushi”, por në fund titullit të kampionit dhe njëherësh daljes në Evropë iu gëzuan mysafirët nga Drenasi.

LEXO EDHE: Plas sherri te Gjermania – FOTO

-Advertisement-

Golat për Feniksin i shënuan Mentor Mejzini dhe Dardan Topilla, derisa golin e vetëm për gjakovarët e shënoi Ramadan Alaj. Në fund trofeun e kampionit kapitenit të Feniksit, Mentor Mejzini ia dorëzuan anëtari i KE të FFK-së, Ilaz Mjaku dhe kryetari i Komisionit të Futsallit, Rasim Gimolli. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera