Sport

Fenerbahçe interesohet për shërbimet e Ozil

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 11 September 2018

Ditët e qëndrimit të Mesut Ozil tek Arsenali duket se janë të numëruara, shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”.

Mesfushori gjerman mund të transferohet te Fenerbahçe në merkaton e janarit. Ozil, që në fundin e sezonit të kaluar rinovoi kontratën me Arsenalin, me një pagë prej 350 mijë paund në javë, nuk po bën paraqitje të mira me skuadrën londineze nën drejtimin e Unai Emery, duke i zhgënjyer tifozët e “topçinjve”.

Kjo ka bërë që Fenerbahçe të shfaqë interesim për të dhe të bëjë një tentativë për blerjen e futbollistit turko-gjerman në merkaton dimërore të vitit 2019. Nuk dihet nëse Ozil e ka marrë parasysh apo jo mundësinë e kalimit te skuadra turke, edhe pse raportet e tij me trajnerin e ri të Arsenalit nuk kanë qenë të mira në javët e fundit.

-Advertisement-

Mësohet se problemet në marrëdhëniet mes tyre u krijuan gjatë përgatitjeve për ndeshjen me West Hamin, kur Ozil mësoi se nuk do të luante në formacion, me Emery që e justifikoi mungesën e tij duke thënë se lojtari kishte probleme shëndetësore.

Gjithnjë sipas “Daily Mail”, Arsenali do të kërkojë të paktën 42 milionë paund për kartonin e Ozil, shifër kjo që duket se është e papërballueshme për Fenerbahçen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera