Sport

Femrat U-17 & U-19, hidhet shorti për Europianin, Shqipëria vend organizator

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 29 November 2019

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2020/2021 për kombëtaren e femrave U-17.

Gjithsej jane 12 grupe me nga 4 skuadra dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e nëntë sëbashku me Hollandën, Suedinë dhe Rumaninë.

Turneu “Qualifying Round” U-17 Femra do të zhvillohet në vendin tonë në datat: 7, 10 dhe 13 Tetor 2020.

-Advertisement-

Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin elitë do të jenë 28, ku 24 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira nga 12 grupet.

Më pas është hedhur shorti edhe për kombëtaren U-19 të femrave, për kualifikueset e Kampionatit Europian 2020/2021.

Përfaqësuesja jonë bën pjesë në grupin e nëntë edhe këtu por me këto skuadra në grup: Danimarkën, Rusinë dhe Moldavinë.

Turneu “Qualifying Round” U-19 Femra do të zhvillohet po në vendin tonë në datat: 21, 24 dhe 27 Tetor 2020. Me të njëjtën rregullore kualifikimi si ajo më sipër e U-17.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera