Lajme

Fëmijët u japin para, prindërit kosovarë i lejojnë të bashkëjetojnë edhe pse janë nën moshën 16 vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 31 May 2022

Dy prindër kosovarë janë arrestuar të hënën në Obiliq pasi kanë lejuar që dy fëmijët e tyre nën moshën 16 vjeçare të fillojnë bashkëjetesën. E këtë e lejuan duke u paguar nga vetë fëmijët.

Dy prindërit sipas policisë kanë pranuar para nga fëmijët, derisa me rekomandim të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovare nën dyshimin se në këmbim të parave, para gjashtë muajve kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve të tyre të cilët janë nën moshën 16 vjeçare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen, ndërsa viktima femër kosovare të kthehet tek prindërit e saj dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera