Lifestyle

Fëmijët në makinë, ky është gabimi që bëjnë pothuaj të gjithë prindërit kur përdorin sexholinon dhe që vë në rrezik jetën e tyre

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 15 January 2018

Shpesh prindërit gabojnë kur vjen puna tek çështja e sigurisë së bebit gjatë udhëtimeve me makinë.
Rreth 40% e tyre e vendosin sexholinon me drejtim përpara (pra në të njëjtën mënyrë si qëndrojnë të rriturit) në moshë më të hershme seç duhet (“American Academy of Pediatrics” rekomandon që kjo të bëhet pasi fëmija ka mbushur 2 vjeç). Më shumë se 64% e prindërve harrojnë të sigurojnë pjesën e sipërme të sexholinos, ndërsa 17% e tyre e instalojnë gabim sexholinon që nga momenti fillestar. Por gabimi më i madh që bëjnë prindërit, sidomos kur temperaturat janë të ulëta, është vendosja e fëmijës në sexholino pa i hequr xhupin e trashë. Vërtet duket si një ide e çuditshme ta zhveshësh fëmijën në një makinë ku temperatura është shumë e ulët dhe madje ku mund të rrezikohet hipotermia.Përse duhet t’ja heqim xhupin një fëmije? Ekziston një shpjegim i arsyeshëm për këtë gjë. Nëse fëmijët vendosen në sexholino pa u hequr xhupin e trashë, efektet e sigurisë që ka një sexholino reduktohen, gjë që vë në rrezik fëmijën tuaj gjatë një aksidenti.
Përse ndodh kjo gjë? Kjo ndodh për shkak se xhupat e trashë janë krijuar që të mbajnë brenda nxehtësinë e trupit duke moslejuar qarkullimin e ajrit, dhe kështu ajri i ftohtë do të qëndrojë jashtë tij.
LEXO EDHE
Çka trashëgojnë fëmijët nga nëna dhe babai?

Pra trashësia e xhupit e cila është modeluar për mundësuar një izolim efektiv krijon shumë hapësirë ndërmjet fëmijës dhe rripave të sigurimit që ka një sexholino, të cilët duhet të shtrëngohen në rast aksidenti për të mbrojtur fëmijën. Por, kur hapësira ndërmjet rripit të sigurimit dhe kraharorit të fëmijës është shumë e madhe, ka shumë mundësi që fëmija të dalë jashtë sexholinos në raste aksidenti./Burimi ”përnëna”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera