Federata evropiane zotohet se do ta ndihmojë Federatën Universitare

Autori: Gazeta inFokus
18:27 | 25 September 2018
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim në kabinetin e tij Presidentin e Federatës Evropiane të Sportit Universitar, z. Adam Roczek.
Me këtë rast ministri Gashi tha se “vizita e Presidentit Adam, është pikërisht në kuadër të shënimit të Javës Evropianë të Sportit dhe ka për qëllim për të parë nga afër të arriturat si shtet në infrastrukturën sportive. Është fat i mirë që Kosova ka Federatën e Sporteve Universitare. Dhe ne si Ministri jemi duke i mbështetur fuqishëm federatat sportive” tha ministri Gashi.
“Gjatë këtij takimi u konfirmua edhe një herë mbështetja e Federatës Evropiane të Sportit Universitar dhe jemi me fat që tashmë bashkëpunimi me të gjitha Federata Evropiane po rritet dhe bashkërisht do të rrugëtojmë në fuqizimin e rolit tonë në arenën ndërkombëtare sa i përket aktiviteteve sportive”, përfundoi ministri Gashi.
Ndërkaq Presidentin e Federatës Evropiane të Sportit Universitar, z. Adam Roczek tha se“Federata është bërë anëtare me të drejta të plota në EUSA këtë vit pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme dhe jemi krenarë qe e kemi anëtarin e 46-të në Evropë. Gjithashtu është e rëndësishme të përmendet se studentët nga Kosova që prej shumë viteve marrin pjesë në garat që ne organizojmë në ombrellën e EUSA-së dhe medalja e parë është fituar nga studentët prej Kosovës”.
“Vizita ime ne Kosovë nuk është vetëm një vizitë formale por ne do të kemi këtu në punëtori në mënyrë që të ndihmojmë dhe të këshillojmë si të zhvillojmë sportin në universitetet e Kosovës për përfitimet e studentëve, për të mirën e shoqërisë në Kosovë”, shtoi Presidenti Adam.
Kryetari i Federatës Kosovare të Sportit Universitar, Musa Selimi, tha se “Është shumë e rëndësishme ardhja dhe do të jete gërshetim i aktiviteteve tona. Kemi diskutuar rreth mundësisë së organizimit të një ngjarje të madhe sportive evropiane në Kosovë. Morëm mbështetje që në dy vitet e ardhshme të organizojmë një aktivitet”.

Të tjera
-
Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bom*bë janë prirjet totalitare të LVV-së
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku, tha se kërcënimi ...
-
Reqica: Ndjehem i sigurt, e besova nga fillimi se alarmi për bom*bë ishte i rrejshëm
Deputeti i PDK-së, Elmi Reqica, tha se ndjehet i sigurt për pjesëmarrje në se...
-
Haradinaj për qëndrimin e Berishës: Shumë mirë ka thënë – ta shohim si votoj kur vjen momenti
Kryetari dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar deklaratën e...
-
Haradinaj: Kurti e ka nda mendjen për me bo keq e më keq
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, akuzoi kreun e VV-së, Albin Kurti, për bllok...
-
Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet në mënyrë të hapur
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se votimi për kryetar të Kuvendit du...
-
Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit
Deputeti Armend Zemaj sot para seancës për konstituimin e Kuvendit u shpreh s...
-
Bogujevci: Duhet ta përfundojmë votimin e fshehtë pastaj mund të dalim në të hapur
Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka thënë procedurat për votim janë të q...
-
Lushaku-Sadriu: Jo, nuk jam e informuar nëse do të ketë mocion për çështjen e ndërrimit të votimit
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se nuk është e inform...
-
Pas alarmit për bom*bë, salla plenare gati për seancën e 42-të
Deputetët e legjislaturës së nëntë kanë nisur të mblidhen për herë të 42-të n...
-
Berisha: Unë do ta votoj bash kë ta qesin
Deputeti i betuar i AAK-së, Bekë Berisha para seancës së radhës për konstitui...
-
Shkon në 27 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, 9 prej tyre fëmijë
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në përmbytjet shkatërrimtare që kanë g...
-
Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë
Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se prej që Lëvizja...