Lajme

Federata e Zvicrës shtron drekë zyrtare për atë të Kosovës para miqësores

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 29 March 2022

Edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i ndeshjes miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës. Për këtë arsye presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Dominique Blanc ka shtruar drekë zyrtare për nder të presidentit Agim Ademi dhe delegacionit të Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus

Për këtë ka njoftuar FFK, e cila tha se në këtë drekë të ftuar ishin ambasadori i Kosovës, Sami Ukelli dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci.

“Gjatë kësaj dreke u diskutua për raportet e ngushta ndërmjet dy shteteve tona në fushën e futbollit, duke pasur parasysh edhe numrin e madh të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Zvicër, e që përbëjnë një urë lidhëse ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

-Advertisement-

Gjithashtu, Federata njoftoi se presidenti Blanc mbajti edhe një fjalim të fuqishëm për lidhjet historike të zviceranëve dhe shqiptarëve, si dhe për numrin e madh të futbollistëve me origjinë nga Kosova që kanë kontribuuar dhe vazhdojnë ende të japin më të mirën e tyre për Zvicrën.

Ndërkaq, presidenti Ademi falënderoi Zvicrën për përkrahjen e Kosovës në të gjitha aspektet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera