Sport

Federata e Futbollit ka një mesazh për Qeverinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 04 October 2017

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që stadiumi i Prishtinës të rinovohet sa më shpejtë.

Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka thënë se punimet në stadiumin e Prishtinës duhet të përfundojnë sa më shpejtë, pasi duhet të jetë i gatshëm në muajin mars të vitit 2018, në mënyrë që të licencohet nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve kualifikuese.

“Sipas procedurave që i ka UEFA, stadiumi ku do t’i luajmë ndeshjet e ciklit të ardhshëm kualifikues dhe ndeshjet e Ligës së Kombeve duhet të paraqitet në UEFA më së largu deri në mars”, ka deklaruar Salihu në konferencë për media.

Për këtë arsye së bashku me presidentin Vokrri kemi qenë në takim te kryeministri Ramush Haradinaj, ku kemi kërkuar që përfundimet e punimeve në stadiumin e Prishtinës të jenë prioritet i Qeverisë, pasi në të kundërtën rrezikojmë të luajmë sërish jashtë vendit, që do të ishte e pafalshme”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Salihu tutje ka theksuar se në takim te kryeministri si prioritet i dytë është caktuar Stadiumi Kombëtar, i cili do të ndërtohet në periferi të Prishtinës.

“Faza e fizibilitetit të Stadiumit Kombëtar është në përfundim e sipër dhe presim që qeveria t’i përmbushë kërkesat tona, sepse në këtë mënyrë e ruan imazhin e shtetit. Apelojmë tek të gjitha institucionet  që t’i zgjedhin këto dy çështje që janë jetike për futbollin kosovar. Shpresojmë se ndeshja e së premtes kundër Ukrainës do të jetë e fundit që do të zhvillohet jashtë shtetit tonë”, ka shtuar Salihu.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera