Sport

FC Prishtina nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e Europa League

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 17 July 2018
Biletat kanë dy çmime. Tribuna perëndimore 5 euro dhe ajo lindore 3 euro. Tribuna jugore është e hapur vetëm për Plisa.
FC Pristhina sot i ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e së enjtes kundër Fola-s e vlefshme për Ligën e Evropës.

Sipas një njoftimi të klubit bardh e kaltër biletat kanë çmim 3 dhe 5 euro ndërsa ato mund të blihen në tri pika të “Euokohës”.

Njoftimi i potë i FC Prishtinës:

Biletat e ndeshjes kthyese të raundit të parë të UEFA Europa League ndërmjet Prishtinës dhe Fola-s, mund t’i gjeni në tre pikat e “Eurokoha” në Prishtinë.

-Advertisement-

Biletat kanë dy çmime. Tribuna perëndimore 5 euro dhe ajo lindore 3 euro. Tribuna jugore është e hapur vetëm për Plisa.

Pikat e shitjes së biletave të “Eurokoha” janë në:

Te Qafa, Rruga “Migjeni” (përball ish-Bankës së Lubjanës apo OSBE-s)
Sheshi “Nënë Tereza” (për fundi “Swiss Diamond Hotel”)
Rruga “Garibaldi” (për fundi “Hotel Grand”).

Më vonë do të shtohen edhe pika tjera të shitjes, ndërsa në Mitrovicë përreth stadiumit “Adem Jashari” mund t’i gjeni vetëm në ditën e ndeshjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera