Sport

Faull absurd në Brazil, kartoni i kuq është pak-Video

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 15 January 2019

Një ndeshje të rinjsh mes Cuiabá e Botafogo në Brazil, në fillim të vitit, në teori nuk duhet t’i interesonte askujt, por sfida ka përfunduar në qendër të vëmendjes për një faull absurd të sulmuesit të Botafogos Luís Henrique.

Një gjest teknik i shkëlqyer i një kundërshtari, që ia kaloi topin mes këmbëve, duket se tërboi futbollistin e Botafogos, i cili më pas kreu një faull skandaloz, për të cilin mori karton të kuq, por do të meritonte një pezullim të gjatë.

Gjithsesi, bëhet fjalë për një djalosh vetëm 17 vjeç dhe pezullimi për të ka qenë shumë i shkurtër, ndërsa dje u kthye në fushë dhe shënoi golin e fitores 1-0 në kupë kundër América-MG.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera