Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi

Autori: Gazeta inFokus
22:46 | 21 November 2024
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndërhyrje dhe kërkesa për punësime. Përplasja filloi pasi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në një intervistë për Kanal10, deklaroi se Haki Abazi i ka bërë kërkesa të vazhdueshme për punësime.
“I kam edhe dëshmitë more, do të thotë kërkesa të vazhdueshme ka pasur për punësime. Mos të marrim emrin individual por në vazhdimësi krejt kërkesat e tij kanë qenë për punësime”, ka deklaruar Peci.
Në kundërpërgjigje, Haki Abazi, në emisionin Contex në ATV, hodhi poshtë kategorikisht këto akuza, duke i quajtur të pabaza dhe duke sfiduar ministrin Peci të paraqesë prova konkrete për pretendimet e tij.
“Kurrë, absolutisht. Kurrë le ta thotë hapur, përveçse nëse ka qenë ndonjë rekomandim për ekspertë të bujqësisë, anëtar familje kurrë jo, miq e dashamirë kurrë jo. Absolutisht, jo Peci, asnjë njeri. Ai mundet me e përdorë për propagandë këtë far punë, le ta thotë kur në cilin moment, me cilin njeri, kush është emri. Jo ndaj Pecit, por ndaj asnjë njeriu. Kjo ka qenë arsye pse Kurtit i ka penguar aspekti principier parimor. Unë kam menaxhuar 1 miliard euro/dollar nëpër botë. Nuk ka ardhë puna unë me i kërku Pecit me e shti në punë dikën, absolutisht jo, kurrë”, tha Abazi.

Të tjera
-
Hargreaves: Veprimet e fundit në veri minojnë pretendimet e Kosovës se të gjithë qytetarët e saj janë të mirëpritur
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se veprimet e fu...
-
Ushtarët amerikanë dhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit e Kosovës, me stërvitje të përbashkët
Ushtarët amerikanë në Komandën Rajonale Lindore të misionit KFOR, së fundmi u...
-
Diddy bënte teste ‘frikësuese’ me detektorë të gënjeshtrave, thotë ish-asistenti i tij
Ish-asistenti i reperit Diddy, David James, është rikthyer në bankën e të aku...
-
Kërcënimi me jetë ndaj Presidentes Osmani, Policia inicion rast penal
Policia e Kosovës ka iniciuar rast penal lidhur me kërcënimin me jetë që ësht...
-
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë l*ftës
Dëshmitarët Vehbi Velija dhe Fahredin Jakupi, dëshmuan të martën në Gjykatën ...
-
Dakaj: LVV nuk po mund t’i përballojë demantimet me fakte, aktivizuan profilet e rreme për sulme ndaj mediave
Gazetari Shkëlzen Dakaj, ka bërë një deklaratë të fuqishme duke thënë se Lëvi...
-
Aksidenti tragjik në Fushë Kosovë, DKA reagon për vdekjen e nxënëses
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku...
-
Moment krenarie – Ish-ushtari i UÇK-së, polici Halil Syla nuk mund t’i mbajë lotët pasi sot pensionohet
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një ndër policët e Policisë ...
-
Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros
Më 22 maj, Swissmint do të lëshojë një monedhë Më 22 maj, Swissmint do të ...
-
“Defender Europe” nis më 25 maj, forcat e NATO-s do të stërvitën në Kosovë e Shqipëri
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar se stërvitjet...
-
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit Anita Vrellakut e cila vdiq në aksidentin fatal në Fushë Kosovë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku...
-
E dënoi 15 herë – ShSKUK i jep sërish tender afro gjysmë milioni € kompanisë “Liri Med” që u shiti edhe ‘kontrast’ kinez
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës – ShSKUK, ka shpërblyer me kon...