Fokus

Faton Peci blen lule për ministrinë në vlerë afro 1 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 29 July 2024

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në krye me Faton Pecin ka nënshkruar një kontratë për blerjen e luleve.

Kontrata me emrin “Furnizim me lule të ndryshme për nevojat e MBPZHR-së” i ka kushtuar ministrit 932 euro derisa vlera e parashikuar e saj ka qenë 999 euro.

-Advertisement-

Në kontratën e nëshkruar nuk ofrohen informacione më të detajuara se për cfarë konkretisht nevojiten këto lule por si duket ministria ka vendosur që të zbukurojë  ambientin e punës.

Ministria ka nënshkruar këtë kontratë me kompaninë Agrocoop Group SH.P.K me seli në qytetin e Shtimes.

Menaxher Drejtues i kësaj kompanie sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve është Rexhep Limani me të hyra të kompanisë afro 2 milionë e 500 mijë euro./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera