Lajme

Faton Hajrizi përcillet për në banesën e fundit, mijëra qytetarë marrin pjesë në varrim (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 11 August 2024

Faton Hajrizit i është dhënë sot lamtumira e fundit nga miqtë dhe familjarët e mijëra qytetarë që morën pjesë në varrimin e tij nga të gjitha trevat shqiptare.

Kolona të mëdha u krijuan në të gjitha anët që çojnë në vendlindjen e Hajrizit.

Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë edhe prindërit e Faton Hajrizit të cilët po e përcjellin të birin e tyre për në banesën e fundit.

-Advertisement-

Ai për disa javë radhazi ka qenë në qendër të vëmendjes pasi kishte arritur të largohet nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

Pasi qëndroi për disa ditë në arrati, Hajrizi u vra në kufirin mes Serbisë dhe Bosnjës nga forcat policore serbe./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera