Lajme

Fatmir Spahiu reagon me humor pas mosvotimit për ministër: Ku pinë kafe ata që nuk i kanë marrë votat për ministër

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 27 October 2025

Aktori i njohur, Fatmir Spahiu, ka reaguar me humor pas mosvotimit të tij për postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi me ironi: Mirëmëngjes miq, A dini naj vend ku pinë kafe personat që nuk i kanë marrë votat e nevojshme për ministër? Po pyes për dikë që njoh!

Reagimi i Spahiut u prit me shumë komente pozitive, me ndjekës që e vlerësuan për mënyrën sportive dhe plot poztivitet me të cilën përballoi situatën.

-Advertisement-

Kujtojmë se në seancën e djeshme për formimin e Qeverisë, aktori Fatmir Spahiu u propozua për postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Megjithatë, Kurti nuk arriti të formojë Qeverinë “Kurti III”, pasi votimi përfundoi me 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime./GazetaInfokus

 

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy