Lajme

Fatmir Limaj: U shuan zërat konspirativ se ka plan sekret për shkëmbimin e territoreve

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 27 March 2020

Kreu i Nismës Socialdemokrate ka reaguar lidhur me deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, konkretisht të Richard Grenell, i Dërguari Special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett dhe Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, të cilët demantuan zërat që kinse ka një plan sekret për shkëmbim territoresh.

“Deklarata e Departamentit të Shtetit se nuk ka asnjë plan sekret për shkëmbim të territoreve shuan zërat konspirativ për ekzistimin e planeve të tilla”, ka shkruar Limaj.

Limaj tha se deklarata e sotme i jep besim shtesë arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë nën ndërmjetësimin e SHBA-ve për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB.

-Advertisement-

Po ashtu, kreu i Nismës ka shkruar se, nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë është garanca më e mirë dhe d o të ishte nder për vendin tonë.

“Kosova është e bekuar me miqësinë e SHBA-ve”, ka shkruar në fund të reagimit të tij kreu i Nismës, Fatmir Limaj./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera