Lajme

Fatmir Limaj ngushëllon Kadri Veselin për vdekjen e nënës së tij

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 07 January 2022

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Veseli për vdekjen e nënës së tij, Ajshe Veselit.

Ai tha se Ajshe Veseli ka rritur dhe edukuar fëmijët me frymën e atdhedashurisë.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Ajshe Veseli. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta bashkëluftëtarit tim, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe gjithë familjes Veseli. Nëna Ajshe rriti dhe edukoi fëmijët e saj me frymën e atdhedashurisë! U prehte në paqe!”, ka shkruar Limaj.

-Advertisement-

Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli vdiq sot në moshën 93-vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera