Lajme

Fatmir Limaj: “Në një Kosovë që është përgjakë, ne flasim se kush e ka bërë Kosovën e pavarur”

Autori: Halil Berisha 20:31 | 16 September 2019

Fatmir Limaj, kandidati i koalicionit NISMA-AKR-PD për kryeministër të Kosovës ka pasur kritika për shumicën e politikanëve në Kosovë.

Limaj i ftuar në Rubikon të KTV-së, ka thënë që askush, për asnjë punë në Kosovë, nuk mund t’i marrë meritat për vete, pasi asnjë proces nuk varet nga vetëm një njeri, shkruan gazeta inFokus.

“Si mundemi me fol për tema nacionale që ka arritë ky vend e me ja dediku individit, një Kosovë që është përgjakë, ne folim kush e ka bërë Kosovën e pavarur, si është e mundur unë me mbrojt Kosovën nëse varet veç nga unë e ka marrë lumi, krejt këto bëhen nga ne të gjithë”.

-Advertisement-

E edhe për transformimin e FSK-së në ushtri, Limaj thotë që ky ishte proces i kahmotshëm e jo i vetëm ndonjë qeverie, shkruan gazeta inFokus.

“Për mu ushtria e Kosovës është bërë në vitin 1999, transforimi i UÇK-së në TMK, e pastaj transformimi ishte në procesin e Vienës, në 2007, ka qenë pjesë krejt Kosova, jo veç një parti, asnjë proces në këtë vend nuk e ka kryer dikush vet, askush nuk mundet të marr merita as Ramushi, as Hashimi e as askush vet”, ka thënë Limaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera