Fokus

Fatmir Haxholli jep detaje të reja: Tre policët ishin shumë të lodhur, jemi duke u kthyer në Kosovë

Autori: Hateme Smajli 11:13 | 26 June 2023

Fatmir Haxholli, Sekretar i Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse, ka publikuar një fotografi me tre policët që u rrëmbyen në veri me 14 qershor, duke konfirmuar edhe një herë se ata janë liruar nga burgu.

Ndërsa në një intervistë për Gazetën Infokus, Haxholli ka folur edhe për gjendjen e policëve dhe shëndetin e tyre.

“Mu dukën goxha të lodhur, kam ndejt nja 5 minuta me ta mirëpo nuk kam bisedu shumë. Se e pashë që ishin tejet të lodhur. Momntalisht gjenden në veturën e policisë dhe jemi duke u kthyer për në Kosovë. Nuk e di qysh i kanë trajtu në burg se ende nuk pata rast me e diskutu këtë pjesë, mirëpo po e përsëris mu dukën goxha të lodhur”, ka thënë shkurt Haxholli.

-Advertisement-

Derisa për Gazetën Infokus ka folur edhe bashkëshortja e Shemsi Mustafës, njërit nga policët të rrëmbyer në Leposaviq. Shpresa Mustafa është shprehur e lumtur që është marrë vendimi për lirimin e tyre./Gazeta Infokus/

E konfirmon gruaja e Shemsi Mustafës: Merret vendimi për lirimin e tre policëve që u rrëmbyen në veri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera