Farat e shalqinit, burim vitaminash për organizmin
Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 23 July 2021
Ngrënia e shalqinit është një proces që sfidohet nga farat e shumta të tij. Zgjedhja është e qartë. Ose duhet t’i pështysh ose t’i hash. Cilëndo prej këtyre alternativave të zgjidhni, ajo që duhet të dini është se farat e shalqinit kanë një pasuri vlerash, të cilat kur t’i lexoni do ju bëjnë t’i shihni ato me sy tjetër.
Farat e shalqinit përmbajnë pak kalori por shumë ushqyes. Kur piqen ato bëhen krokante dhe lehtësisht mund të zëvendësojnë alternativa të tjera mes farave të pashëndetshme.
Pjekja e farave
Pjekja e farave të shalqinit është e lehtë. Gradojeni furrën në 160 gradë dhe vendosini farat në një letër pjekjeje. Nevojiten 15 minuta për pjekjen e farave. Gjatë këtyre minutave trazojini herë pas here që të garantoni një pjekje të barabartë.Në vend të patatinave
Hiqni dorë nga patatinat dhe zgjidhni farat. Ngrënia e farave të shalqinit kërkon kohë, ndaj një grusht me fara zgjat më shumë se një qese me patatina. Farat mund të marrin shije më të mirë nëse i lyeni me kripë dhe vaj ulliri ose kanellë dhe sheqer. Për më shumë shije mund të zgjidhni lëng limoni jeshil dhe spec djegës.
Vlerat ushqimore
Vlerat ushqimore të farave varen nga sasia që do të konsumoni. Duke qenë se ato janë të vogla, do ju nevojiten shumë prej tyre që të korrni përfitimet. Megjithatë, farat e shalqinit janë shumë më të mira në aspektin ushqimor në krahasim me ushqime të tjera të shpejta.
Më pak kalori
Në 30 gramë me fara shalqini gjenden 158 kalori, pothuaj njësoj me një qese me patatina që përmban 160 kalori. Në 30 gramë gjenden 400 fara shalqini, por në 30 gramë gjenden 15 patatina, ndaj niveli i kalorive është i zhdrejtë. Një grusht me fara shalqini peshon 4 gramë dhe numëron 56 fara të cilat japin 22 kalori, ndjeshëm më pak se një qese me patatina.
Magnezi
Magnezi është një prej mineraleve të ndryshme që gjenden tek farat e shalqinit. Në një racion prej 4 gramë fara gjenden 21 mg magnez. Të rriturit duhet të konsumojnë 400 mg të këtij minerali çdo ditë. Magnezi është thelbësor për shumë prej funksioneve të organizmit, siç janë nervat, muskujt, sistemi imunitar, shëndeti i zemrës dhe ai i kockave.
Hekuri
Një grusht me fara shalqini përmban rreth 0.29 mg hekur. Doza e rekomanduar ditore është 18 mg hekur në ditë. Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i hemoglobinës, që transporton oksigjenin në organizëm dhe ndihmon në konvertimin e kalorive në energji.
Folati
Në një racion farash gjenden 2 μ folat ndërkohë që doza e rekomanduar ditore është 400 μ në ditë.Folati, i njohur si acidi folik ose vitamina B-9, është i rëndësishëm për funksionin e duhur të trurit dhe kontrollon nivelet e homocisteinës. Femrat që duan të krijojnë familje, kanë nevojë për më shumë folat sepse mungesa e tij shkakton difekte në lindje.
Yndyrna të mira
Farat e shalqinit janë një burim i mirë i acideve yndyrore mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura ose 0.3 dhe 1.1 gramë, respektivisht. Ekspertët thonë se këto yndyrna janë të dobishme për mbrojtjen e zemrës dhe uljen e kolesterolit të keq në gjak./AgroWeb
Të tjera
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...