Sport

FANTASTIKE: Kosova fiton edhe ndaj Luksemburgut

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 23 February 2020

Kombëtarja e Kosovës në basketboll e ka mposhtur Luksemburgun si mysafire me rezultat 84-80, në duelin e zhvilluar në kuadër të parakualfikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit 2023, shkruan Gazeta inFokus.

Kosovarët e fituan çerekun e parë dhe të fundit, ndërsa vendasve iu takuan çereku i dytë dhe tretë.

Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës që është në Grupin B se bashku me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun.

-Advertisement-

‘Dardanët’ të enjten mbrëma në Prishtinë mposhtën Islandën me rezultat 80-78.

Pas kësaj fitoreje Kosova renditet e para në Grupi B me 4 pikë.

Ndeshjen e radhës ‘Dardanët’ e luajnë ndaj Sllovakisë me 26 nëntor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera