Fanellat që luajti Messi në Botëror do të dalin në ankand – shuma që kërkohet kalon çdo imagjinatë
Autori: Gazeta inFokus
13:01 | 21 November 2023
Sothebys pritet të vë në ankand gjashtë fanellat e veshura nga Lionel Messi gjatë fitores së Argjentinës në Kampionatin Botëror të vitit të kaluar në Katar dhe mendon se ato mund të bëhen koleksioni më i vlefshëm sportiv që është shitur ndonjëherë, me një vlerë potenciale prej më shumë se 10 milionë dollarësh.
Shtëpia e ankandeve bëri të ditur të hënën se do të nxjerrë në shitje gjashtë nga shtatë fanellat që kapiteni i Argjentinës ka veshur në Katar, duke përfshirë edhe atë që ai kishte veshur në finalen dramatike kundër Francës. Si shumë lojtarë të futbollit, ai shpesh ndërron fanellën e tij me dikë nga skuadra kundërshtare në fund të çdo ndeshjeje, e tija është më e kërkuara.
Duke mundur Francën në një goditje penaltish pas një barazimi 3-3 në Stadiumin Lusail, Argjentina fitoi Kupën e Botës për herë të tretë. Messi shënoi dy nga golat e kombëtares së tij.
Sothebys, e cila u themelua në Londër në vitin 1744, do të ofrojë fanellat e tetë herë fituesit të Topit të Artë ndërmjet 30 nëntorit dhe 14 dhjetorit. Një ekspozitë falas në selinë qendrore të kompanisë në New York do t’u lejojë publikut të shohë fanellat gjatë datave të ofertës.
Rekordi aktual për një fanellë të veshur në basketboll në ndeshje garuese është ajo e Michael Jordan në finalet e NBA-së të vitit 1998, e cila u shit për 10.1 milionë dollarë në Sothebys në New York në shtator 2022.
Rekordi aktual për një fanellë të veshur në futboll në ndeshje garuese të futbollit është ajo që Diego Maradona kishte veshur në fitoren e famshme 2-1 të Argjentinës kundër Anglisë në çerekfinalen e 1986, ku ai ka shënuar një gol me dorë, që njihet tashmë me emrin “Dora e Zotit”. Kjo u shit për 9.3 milionë dollarë në Sothebys në Londër në maj 2022.
Një pjesë e të ardhurave nga ankandi do të dhurohet për Projekti UNICAS, i udhëhequr nga Spitali i Fëmijëve Sant Joan de Deu në Barcelonë me mbështetjen e Fondacionit Leo Messi, për të përmbushur nevojat e fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet e rralla.

T� tjera
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
































