Lajme

Familjari rrah një grua në Prizren, e bën për spital

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 19 September 2022

Një grua mëngjesin e të dielës ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje që kishte në familje është sulmuar fizikisht nga familjari i saj ku si pasojë ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njoftoi se si pasojë e dhunës së ushtruar mbi një grua në familje u intervistua një person, dhe me konsultim të prokurorit rasti u procedua ne mënyrë të rregullt .

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor lidhur me rastin personi i dyshuar është intervistuar, në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt“ raportoi policia./Gazeta Infokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera