Lajme

Familjarët e të arrestuarit serb mohojnë përfshirjen e tij në krime lufte: Ka qëndruar në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 08 March 2023

Policia e Kosovës dje ka arrestuar 42-vjeçarin serb, Zlatan Arsiq, i cili prej më shumë se dy dekadash jetonte në fshatin Ajnovc të Kamenicës. Ai u arrestua tek pika kufitare Dheu i Bardhë, nën dyshimet se gjatë luftës së fundit në Kosovë, në mars dhe prill të vitit 1999, ka kryer krime lufte kundër popullatës civile, me dy vepra penale; torturë dhe rrahje të civilëve dhe se ka ndihmuar paramilitarët serbë për ti dëbuar popullsinë civile nga Kamenica.

Klan Kosova sot bisedoi me familjarët e Arsiqit dhe me gruan e tij, Zoricën, të cilët thanë se gjatë luftës së fundit, sipas gruas sw tij, bashkëshorti i saj ka qenë shumë i ri, sapo e ka përfunduar shkollën e mesme dhe se nuk është përfshirë në asnjë vepër që e implikon atë në krimet që dyshohet se i ka  kryer gjatë luftës.

Edhe prindërit e tij kanë thënë se i dyshuari ka qëndruar gjatë gjithë kohës në shtëpi dhe se nuk ka marrë pjesë në aktivitet për të cilat dyshohet dhe se i njëjti, menjëherë pas luftës ka nisur punën në institucionet e Kosovës, ku kishte shërbyer edhe si zyrtar policor. Ai po ashtu ka marrë dekorata nga Policia e Kosovës, ndërsa para tri vjetëve ishte suspenduar, për shkak të përfshirjes në kontrabandë me kafshë, përderisa punonte në një nga pikat kufitare.

-Advertisement-

Arsiq u arrestua tetë vjet pasi një person me inicialet B.M., e raportoi rastin për dhunën çnjerëzore ndaj tij, kur me krimet e luftës në atë kohë merreshin UNMIK-u, EULEX-i dhe misionet e tjera, të cilët më pas i kanë bartur lëndët e krimeve të luftës tek Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. B.M., po ashtu jeton në Kamenicë, por i njëjti nuk pranoi të flasë para kamerave, përderisa rasti është ende nën hetime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera