Lajme

Familjarët e Gani Gecit të pranishëm para Pallatit të Drejtësisë, pas pak seanca

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 14 Tetor 2026

Familjarët e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, janë parë para Pallatit të Drejtësisë.

Sipas pamjeve të publikuara nga Indeks Online, para Gjykatës ku pritet të merret vendimi për Gecin, u panë një numër i madh i familjarëve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-deputetit.

-Advertisement-

Geci, i ndaluar nën dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, për shkak të ushtrimit të profesionit të tij, do të përballet me kërkesën për paraburgim, në kohëzgjatje prej një muaji.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy