“Falja e 100 eurove për tatim”, kryetari i Ferizajt flet për procesin

Autori: Gazeta inFokus
14:50 | 02 February 2023
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar sot se janë në pritje të opinionit ligjor nga Ministria e Financave për faljen ose jo të 100 eurove të tatimit, pas vlerësimeve të reja tatimore.
Aliu tha se e kanë paraparë të arsyeshme që vendimi për ekzekutim për çmimet e reja të tatimit të shtyhet për vitin 2024.
“Pas sqarimit ligjor do të ketë edhe mendime të kuvendeve komunale, sepse është kërkesë e të gjitha kuvendeve komunale që të ketë një vendim të tillë mbështetës për të gjithë qytetarët e Republikës të Kosovës në vlerë prej 100 euro. Por, sigurisht se do të presim opinionin ligjor, duke pasur parasysh se jemi në debatin e koeficientëve të pagave, të gjendjes së rëndë ekonomike, sigurisht se e kemi paraparë të arsyeshme që të shtyhet ky vendim për ekzekutim të këtyre faturave deri në vitin 2024. Por, sidoqoftë do të sqarohet ligjërisht dhe pastaj do të jenë vendimet, o i komunës ose i qeverisë që pastaj të falet apo të zbutet fatura e tatimit në pronë”, tha ai.
Çështja e vlerësimit të ri të tatimit ka ngritur reagime të shumta. Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati pati deklaruar se rritja e çmimit të tatimit në pronë është paraparë me ligj./KP

Të tjera
-
Terras: Pasi të formohet një Qeveri funksionale mund të ketë përparim në heqjen e masave
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka folur për heq...
-
Tre të lënduar në Sllatinë nga aksidenti mes tri automjeteve
Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në ...
-
Djali i Veselit i reagon Kurtit për PDK-në: Deklarim aspak dinjitoz, me qëndrime të tilla po sjell përçarje
Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Klestori, i ësht...
-
Dy të lënduar nga një aksident në Rrugën e Arbrit, vetura del nga rruga
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Rrugën e Arbrit, ku si pasojë kanë mb...
-
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomandua...
-
A e dini që ekzistojnë këto plazhe të jashtëzakonshme në Jug të Shqipërisë?
Shqipëria Jugore po vazhdon të befasojë me bukurinë e saj natyrore – e mes ty...
-
Prokuroria Speciale rrëzon kallëzimin penal të Elbert Krasniqit ndaj Përparim Ramës
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë në tërësi kallëz...
-
Zgjedhjet lokale, KQZ shpjegon si duhet të plotësohen fletëvotimet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një video, përmes së cilës tr...
-
PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e shkeljeve në seancën konstituive
Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën...
-
Kurti kërkoi që të hapet ura kryesore mbi lumin Ibër, flasin nga KFOR-i: Vazhdojmë të zbatojmë mandatin tonë, bazuar në rezolutën 1244
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është përgjigjur përmes një dek...
-
Sulmet izraelite vras*in 80 persona në Gaza
Më shumë se 80 palestinezë u vranë në Gaza të enjten, sipas zyrtarëve të shën...
-
Përurohen edhe dy linja të reja direkte nga Kosova në Francë, Prishtinë-Paris dhe Prishtinë-Lyon
Ambasada e Francës në Prishtinë ka bërë të ditur se tashmë do të jetën edhe d...