Sport

“Faleminderit Spalletti, por ndihem argjentinas”, talenti i Serie A refuzon Italinë

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 03 November 2023

Matias Soule është një nga surprizat e këtij sezoni në Serie A. 20-vjeçari italo-argjentinas u huazua nga Juventusi te Frosinone, dhe po bën mjaft mirë me skuadrën e rikthyer në elitën e futbollit italian.

Sulmuesi i djathtë numëron 5 gola dhe një asist me Frosinonen. Performancat pozitive nuk i kanë shpëtuar syrit të Spallettit, i cili është gati ta bëjë pjesë të kombëtares së kaltër.

Por Soule, i cili shpreson të vijojë me performancat fantastike te Frosinone për t’u rikthyer sezonin e ardhshëm te Juventusi, preferon Argjentinën, vendlindjen e tij.

-Advertisement-

“Kam biseduar me Spallettin, i thashë të vërtetën, që ndihesha argjentinas. E falënderova sepse më donte tek Italia. Më pas fola edhe me Walter Samuel (pjesë e stafit teknik të kampionëve të botës).

Ai më tha se isha i thirrur paraprakisht. Unë jam duke pritur Argjentinën, nuk e di nëse do të arrijë ftesa tani apo më vonë, por unë jam argjentinas.

Kam lindur atje dhe zemra ime më thotë gjithmonë Argjentinë”, u shpreh Matias Soule, një nga lojtarët më të rëndësishëm tek ekipi i Di Francescos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera