Lajme

Fakulteti i Bujqësisë pezullon ligjëratat, shkak tensioni i lartë i rrymës

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 03 October 2022

Objekti i ri i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë ende nuk është i gatshëm për funksionim edhe pse ndërtimi i tij është kryer me 2016.

Pengesa kryesore po del të jetë afërsia që objekti në fjalë ka me përçuesin e fundit të shtyllës elektrike.

Sipas standardeve ndërkombëtare, është kusht që distanca më e afërt me përçuesit e shtyllës së tensionit të lartë të jetë 7 metra.

-Advertisement-

Kurse, largësia mes këtij fakulteti dhe përçuesit të shtyllës së tensionit nuk është me shume se 5 metra.

Kjo ka bërë që studentët e këtij fakulteti të mbesin pa hapësire edhe këtë vit.

Për këtë arsye, ata bashkë me ligjëruesit, të hënën organizuan edhe një protestë ku njoftuan se do ta pezullojnë edhe nisjen e procesit mësimor për vitin e ri akademik deri në marrjen e një vendimi nga ana e KOSTT-it.

Si pasoje e hapësirës së vogël dhe rinovimit që është duke u bërë në objektin e vjetër të këtij fakulteti, tash e një kohë studentët e Bujqësisë dhe Veterinarisë po mbajnë ligjerata në Gjimnazin Matematikor në Prishtinë.

Sipas kryetares së Këshillit të Studentëve, Blenda Fazliu, kjo po ju shkakton shumë telashe.

Pezullimin e procesit mësimor e po e mbështesin edhe stafi akademik.

Bedri Dragusha, dekan në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë ka edhe një kërkesë për KOSTT-in.

Për këtë kërkesë, televizioni iu është drejtuar edhe Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike, mirëpo të njëjtit gjatë së hënës nuk kanë kthyer përgjigje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera