Faktori që ndihmon në uljen e sëmundjeve kronike
Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 04 July 2024
Ende nuk ka asnjë ilaç magjik që eliminon të gjitha sëmundjet, por ka shumë gjëra që mund të bëni për t’i parandaluar apo për të ndihmuar në reduktimin e faktorëve. Dhe kjo fillon që nga mënyra e të ushqyerit!
Ka shumë ushqime që duhet të konsumoni, por ka shumë edhe nga ato të cilave duhet t’i qëndroni sa më larg për të pasur një organizëm sa më të shëndetshëm.
AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull me një nga zakonet më të mira që lidhet me mënyrën e të ushqyerit, i cili do të mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj.
Zakoni Më I Mirë Që Ul Rrezikun E Sëmundjeve Kronike
Sipas hulumtimit në të cilin AgroWeb.org mbështetet, sa më shumë diversitet të keni në ushqimet që konsumoni, që më të shëndetshëm do të jeni.
Kjo mund të ndihmojë gjithashtu edhe në uljen e rrezikut dhe ashpërsisë së sëmundjeve kronike.
Shumëllojshmëria e ushqimeve dhe grupeve ushqimore në regjimin tuaj, siguron marrjen e konsiderueshme të lëndëve ushqyese thelbësore.
Rezultatet treguan se kjo është e rëndësishme që në fazat e hershme të jetës për rritjen dhe zhvillimin e duhur.
Një regjim ushqimor pa diversitet mund të sjellë pasoja negative në shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin tuaj.
Kjo ndodh me reduktimin e kapaciteteve fizike, duke ulur rezistencën ndaj infeksioneve dhe duke dëmtuar zhvillimin kognitiv, riprodhues e madje edhe aftësitë sociale.
Disa nga sëmundjet kronike që janë të parandalueshme vetëm falë mënyrës së të ushqyerit janë sëmundjet kardiovaskulare, presioni i lartë i gjakut, disa lloje kanceri dhe diabeti i tipit 2.
Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeron që të konsumoni paktën 20 deri në 30 lloje ushqimesh biologjikisht të ndryshme çdo javë.
Si ta kuptoni nëse jeni duke marrë diversitetin e duhur ushqimor?
Ka disa mënyra për të matur diversitetin ushqimor. Një mënyrë më e zakonshme përcaktimi është të regjistroni për 24 orë atë çfarë konsumoni.
Më pas ndajini ato në grupe si më poshtë:
Drithërat
Perimet
Zarzavatet
Frutat
Mishi
Vezët
Peshku dhe produktet e tjera të detit
Arrorët dhe farat
Qumështi dhe produktet e qumështit
Vajrat dhe yndyrnat
Ëmbëlsirat
Erëzat
Pijet
Mënyra të tjera përfshijnë, të provoni një recetë të re dhe të konsumoni ushqime natyrale nga të gjitha ngjyrat e ylberit.
Të tjera
-
Tërmet i fortë “shkund” Greqinë, sa ishte magnituda
Sipas një vlerësimi paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëta...
-
Kurti takohet me mërgatën dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare në Turqi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi dhe bashkëbisedoi në...
-
Deputeti më i ri në Parlamentin e Britanisë- ja sa vjeçar është
Një 22-vjeçar i zgjedhur si deputet me një shumicë të vogël ka thënë se nuk d...
-
Sfidat e politikës gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor
Politika gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor po përballet me sfida të reja: pë...
-
Kryeminstri i ri britanik fillon punën, mbledh kabinetin edhe në fundjavë
Qeveria e Sir Keir Starmer ka filluar punën në ditën e saj të parë të plotë n...
-
Rukiqi për deklarata e Mujës për pagën: Me gjasë po i kalkulojnë në mesatare edhe të hyrat e Martinit
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka thënë s...
-
Përfundon ndërtimi i mbikalimit në Veternik, Hysen Durmishi: Lajm tejet i mirë
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi e ka quajtur “lajm tejet t...
-
Deputeti gjerman Peter Beyer frikësohet se do të rikthehet ideja për shkëmbimin e territoreve
Politika gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor po përballet me sfida të reja: pë...
-
“Paga mesatare 780 euro”, Tahiri i reagon pushtetit: Manipulim me statistika, mesatare e pagës së pozitave politike
Shefi i Grupit Parlementar të AAK’së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputetit t...
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e Faton Hajrizit, të arratisurit nga burgu
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për kapjen e Faton Ha...
-
Haliti: Qëndrimet e ngurta kurtiste i kanë vendosur sanksione Kosovës
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova duhet t...
-
Sinani: Sinjal i qartë për ndërkombëtarët që Vuçiq po shkel çdo të drejtë elementare të njeriut dhe pakicave
Ardita Sinani nga Partia për Veprim ka thënë se Serbia është duke vazhduar me...