Sport

Fair Play Financiar ‘zbret në terren’, klubet gati të japin llogari

Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 06 April 2018

Muaji prill për futbollin nuk do të prodhojë lajme vetëm nga fusha e blertë, por edhe nga zyrat financiare të klubeve.

Kjo pasi Organi i Kontrollit Financiar për Klubet do të zbresë në terren për të verifikuar se sa klubet e kanë respektuar Fair playn në aspektin financiar.

Kështu dy klubet e Milanos do të jenë të parat që do të japin llogari, me Interin që duket se i ka më mirë punët, pasi rezulton se ka respektuar deri tani detyrimet, të paktën deri në fund të sezonit 2016-2017, pasi aktuali nuk ka përfunduar ende.

-Advertisement-

Edhe Milani është brenda kuadrit të vendosur nga Fair Play për shpenzimet financiare, por sezoni aktual është ai që shqetëson më shumë te kuqezinjtë, që duhet të shesin një prej yjeve, për të balancuar llogaritë brenda muajit qershor.

Siç raporton L’Equipe, më 20 Prill do të jetë dita kur PSG-ja e shpenzimeve marramendëse do të japë llogari para komisionit të UEFA-s, ndërsa tensioni te francezët është jo i vogël, pasi rrezikojnë seriozisht pezullimin.

Zyrtarë të UEFA-s raportojnë se shumë klube europiane do të përballen me llogaridhënien këtë muaj, pasi pritet të miratohen zyrtarisht bilancet e tyre për sezonin 2016-2017, para se të merren me aktualin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera