Lajme

Fahrije Hoti e demanton Faton Pecin që tha se ajo ishte paditur nga Memli Krasniqi sa ishte ministër i Bujqësisë

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 25 November 2024

Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, ka demantuar ministrin e Bujqëisë, Faton Pecin i cili tha se Hoti ishte paditur për kthimin e mbi 17 mijë eurove nga Ministria e Bujqësisë në kohën kur ishte ministër, Memli Krasniqi.

Fahrije Hoti ka thënë se nuk ka marrë asnjëherë as një ftesë nga Gjykata në lidhje me këtë cështje, shkruan Gazeta Infokus

“Faton Peci e ka përmend që unë jamë e paditur në Gjykatë, pëkundrazi unë nuk kam marrë kurr një ftesë të tillë. Asnjëherë nuk mu ka adresu një ftesë e tillë…”, ka thënë ajo.

-Advertisement-


Fahrije Hoti ka thënë se nuk ka dëshirë të atakojë as edhe një ministër apo politikan mirëpo sipas saj ajo nuk është thirrur asnjëherë nga institucioent e drejtësisë në lidhje me këtë çështje.

Ky reagim i saj vie pasi ministri Peci u akuzua se nuk ndau grant për Kooperativën Krusha, pavarësisht që kishin aplikuar.

Ministri i Bujqësisë pas reagimeve të shumta të opozitës që e akuzonin se kishte ndarë grant për vëllain dhe dajën e deputetes të VV-së, Fitore Pacolli e kishte refuzuar Fahrijen, publiki një dokument duke thënë se në vitin 2017, ajo edhe ishte paditur nga Ministria për kthim të grantit prej 17 mijë eurosh.

Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera