Fadil Vokrri: Short i vështirë, Kosova së shpejti me trajner të ri
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 24 January 2018
Presidenti i Federatës së Futbolit të Kosovës, Fadil Vokrri nuk e ka fshehur optimizmin e tij pas hedhjes së shortit, por ka vlerësuar maksimalisht edhe kundërshtarët me të cilët Kosova do të përballet në Ligën e Kombeve.
“Trajneri është shumë i rëndësishëm, por nuk jemi ende të vendosur. Shorti është i vështirë, pasi kemi kundërshtar të fortë, siç është edhe Azerbajxhani, që në eliminatoret e fundit mori 10 pikë. Ne do të bëjmë më të mirën dhe besojmë se jemi më kualitativë se Malta dhe Ishujt Farao. Azerbajxhani për ne është skuadra më e fortë e grupit. Gjithësesi objektivi ynë është që të marrim vendin e parë në grup”, tha Vokrri.
Presidenti Vokrri ka konfirmuar se Kosova do të ketë së shpejti stadiumin e saj, ndërkohë që shumë intensive është puna e federatës për zgjedhjen e trajnerit. “Stadiumi i kombëatrës është me rëndësi dhe pavarësisht se ne jemi ndjerë shumë mirë në Shkodër është e rëndësishme që të kemi stadiumin tonë. Sa i përket trajnerit, shumë shpejt do të kemi një emër. Kjo do të ndodhë për pak ditë. Kemi hyrë në një fazë të rëndësishme dhe besoj se në mesin e muajit të ardhshëm do kemi një emër. Janë shumë kandidatë në fakt, besoj se shumë shpejt do kemi një emër”, u shpreh Vokrri pas ceremonisë së shortit.
Për presidentin Vokrri eliminatoret e fundit i kanë shërbyer shumë Kosovës dhe tani skuadra është më e rritur dhe mund të kërkojë edhe objektiva. “Janë rritur vërtetë objektivat e Kosovës. Ne e bëmë prezantimin e parë që ka qenë edhe eksperienca jonë e pare, edhe si një eksperiement. Pavarësisht se morëm vetëm një pikë, në raport me pikët bëmë lojëra të mira. Por në fund është rezultati që numërohet dhe ne shpresojmë në këto eliminiatore, ndryshe nga grupi i shkuar ku kishim skuadra shumë të forta, Shpresojmë që të bëjmë më mirë. Kemi besim te futbollistët dhe eksperienca që ata kanë marrë”, përfundoi Fadil Vokrri.
Të tjera
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...