Sport

Fadil Vokrri flet për situatën “politike” te klubi i Feronikelit

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 13 December 2017

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri për “IndeksOnline” ka folur rreth situatës në klubin e Feronikelit.

Para disa dite u konfirmua se Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci shkarkoi nga detyra e Presidentit në klubin e Feronikelit, z. Ekrem Elshanin.

Vetëm pas pak dite, u tha se Lladrovci ka vazhduar “përzierjen” në sport, duke emëruar kryesinë e re.

-Advertisement-

Megjithatë për këtë ka folur Fadil Vokrri, i cili thotë se ai vetëm ka sugjeruar.

Ai nuk mundet me emërua, ai vetëm e ka sugjeruar, na e kemi me shkrim informatën prej Drejtorisë për Kulture, Rini dhe Sport të komunës së Drenasit. Sipas informatave që ne kemi, ku është edhe transkriptimi i asaj mbajtjes mbledhjes, ku kryetari vetëm e ka sugjeru, nuk ma merr mendja që është ndërhyrje ajo.

Peruja si shtet është tjetër send, klubi është tjetër send, ka dallime, nëse ka ndërhyrje në federatë në reprezentacion si shtet është tjetër çështje, por duke e marr parasysh se Feronikeli me status te ne është klub publik, pra i komunës.

Ne jemi të shqetësuar për këtë, mirëpo do ta shikojmë situatën dhe e analizojmë.”, ka thënë Vokrri për IndeksOnline.

Kujtojmë se para disa dy edicionesh, klubi i Feronikelit po qëndronte mirë si me financa ashtu edhe me gjëra tjera, madje arriti të shpallej kampion pas një kohe të gjatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera