Sport

Fadil Ademi ka disa fjalë për Bylbyl Sokolin dhe fitoren ndaj Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 17 October 2018

Llapi i është kthyer fitoreve pas dy humbjeve radhazi, teksa ka mposhtur Gjilanin 3:1 në ndeshjen e parë me Fadil Ademin si trajner i ekipit.

Ademi po e zëvendëson Bylbyl Sokolin e shkarkuar për të cilën ka thënë se ka respekt maksima, raporton Gazetasheshi.com.

“Ndjehem i privilegjuar që kam qenë asistent i profesor Bylbyl Sokolit. Ai e ka lënë ekipin të përgatitur mirë teknikisht dhe fizikisht dhe ne vetëm po e vazhdojmë punën”, theksoi Ademi për SuperSport.

-Advertisement-

Tutje, ai ka folur për ndeshjen, duke thënë se ishin të interesuar vetëm për fitore.

“Ne jemi munduar që ta fitojmë ndeshjen dhe jo të luajmë lojë të bukur për sy duke pasur parasysh edhe mungesat që i kishim. Gjilani luan shumë më mirë si mysafir dhe faktikisht kemi hyrë për rezultat dhe jo lojë dhe ia dolëm. I falënderoj lojtarët për angazhimin dhe disiplinën”, shtoi Ademi.

Llapi tani është ngritur në pozitën e dytë me 19 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera