Facebooku do t’ua mundësojë njerëzve ta bëjnë publik vaksinimin përmes fotos së profilit
Autori: Gazeta inFokus
13:59 | 02 April 2021
Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka bërë të ditur se platforma sociale është duke krijuar një mundësi që të gjithë ata që janë vaksinuar kundër COVID-19, të mund ta bëjnë këtë të ditur përmes një kornize në foton e tyre të profilit.
Zuckerberg ka thënë se kjo do të bëhet për të inkurajuar njerëzit që të vaksinohen pasi siç ka thënë, ata janë të prirë që të bëjnë diçka kur shohin të tjerët se e kanë bërë tashmë.
Ai ka premtuar se do ta bëjë publik vaksinimin e tij sapo të vaksinohet.
“Nëse duam ta mundim COVID-19, duhet që secili që mundet, të vaksinohet. Njerëzit janë të prirë të vaksinohen sapo të shohin shoqërinë e tyre, familjarët dhe njerëzit e tjerë që e kanë bërë këtë.
Kështu, ne jemi duke krijuar një kornizë të profilit të cilën mund ta shtoni tek fotoja juaj e profilit në facebook, në partneritet me CDC dhe Departamentin Amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, e përmes së cilës tregohet se tashmë jeni vaksinuar.
Ne po ashtu, do t’ju shfaqim edhe në “News Feed-i” juaj, shoqërinë apo familjarët tuaj të cilët e kanë kryer vaksinimin. Edhe unë do të freskojë foton time të profilit sapo të vaksinohem, gjë të cilën po planifikojë ta bëjë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Shpresoj që secili ta bëjë këtë!”, ka shkruar Zuckerberg në profilin e tij në Facebook.

T� tjera
-
Alba Pollozhani i reagon Arlindës, ajo e refuzon
Arlinda para disa ditëve kishte folur për një film që planifikonte ta bënte s...
-
Parashikimi i motit për të martën, në zonat malore priten reshje të dendura bore
Të martën parashikohet mot i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht do...
-
Trump sulmon demokratët para zgjedhjeve të mesmandatit: Kandidatët e tyre janë njerëz të rrezikshëm, mbështesin xhihadistët
Në fjalimin e tij të fundit para zgjedhjeve të ndërmjetme të së martës, Donal...
-
Reforma mjedisore, Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë sipas standardeve të BE-së
Ministria përgjegjëse për Mjedisin ka përgatitur projektvendimin “Për baterit...
-
Situata në Polici, Ramadani: Sveçla duhet të ecë n’shpi
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policin...
-
Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulm masiv ditën e zgjedhjeve në SHBA, kërkon presion maksimal ndaj Moskës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për një sulm të ri ...
-
Veliaj tha se iu kërkua t’ia delegonte Bashkinë, reagon Arbër Hajdari: Nuk kam lidhje me këtë histori
Arbër Hajdari ka reaguar pas pretendimeve të Erion Veliajt se i ishte kërkuar...
-
Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit
Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar do të merr...
-
Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamengot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes
Gjatë intervistës për “Channel 5” me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, kry...
-
Përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në trafik në qendër të Prishtinës
Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur para rreth një ore në qend...
-
Halilaj: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh është shifër mashtruese, kjo qeveri po e zbraz Kosovën
Durim Halilaj, drejtor i Financave në Komunën e Gjakovës dhe anëtar i Kryesis...
-
Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja
Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për r...

































