Facebook investon 300 milionë dollarë në gazetari
Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 17 January 2019
Me ardhjen e mediave digjitale, gazetaria gjatë dekadës së kaluar ka pësuar ndryshime të rëndësishme.
Në vendet në tranzicion, gazetaria është në “degë të ulëta”, për shkak të krizës së identitetit të këtyre shteteve, heqjes së lirisë së mediave dhe mënyrave në të cilat ato financohen.
Shumë veta në këtë profesion pohojnë se gazetaria është në krizë në nivel global. Gjithashtu, mediat lokale po zhduken masivisht.
Megjithatë, lajmi i mirë është se Facebook do të investojë 300 milionë dollarë në gazetari për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së lajmeve që po publikohen.
Kompania ka vendosur të investojë fonde të konsiderueshme në zhvillimin e gazetarisë. Plani është që të investojë 300 milionë dollarë në mediat lokale në tri vjetët e ardhshme, si dhe programe të tjera. Paratë u dedikohen kryesisht gazetarëve që marrin “lajme nga fusha” dhe që kanë një problem me financimin. Campbell Brown, drejtori i Facebook për partneritet global të lajmeve, konfirmoi se kompania nuk mund të ndryshojë internetin.
Megjithatë, Facebook dëshiron të punojë me gazetarët për t’i ndihmuar ata të arrijnë suksese në rrjetet sociale, por edhe jashtë tyre. Brown po ashtu thekson se një nga synimet e ndihmës në media është zvogëlimi i varësisë së tyre nga Facebook, transmeton KosovaPress.
Rrjeti social më i popullarizuar po teston mënyra për të rritur dukshmërinë e lajmeve lokale, për shkak të reputacionit të keq si rezultat i zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe keqpërdorimit të të dhënave të përdoruesve.
Të tjera
-
Arrestohet një serb, në gjendje të dehur goditi një veturë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person me shtetësi serbe pasi i njëjti kis...
-
Marrëveshja skandaloze e Liburn Aliut që pritet të ratifikohet të enjten në Kuvend i jep sovranitet Maqedonisë së Veriut të projektoi tunelin edhe brenda territorit të Kosovës
Me 12 janar të këtij viti, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku ...
-
PSD mban konferencë sot para Prokurorisë Speciale
Partia Socialdemokrate do të dalë sot para media. Konferenca do të nisë n...
-
Krasniqi në ditëlindjen e Thaçit: Urime president, dielli do të lindë përsëri
Sot feston ditëlindjen ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Me këtë rast...
-
Von Cramon takohet me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës: Pasivizimi i adresave nga Serbia duhet ndaluar menjëherë
Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar...
-
Ferizaj, sekuestrohen katër automjete që i kërkonte Interpoli
Policia e Kosovës i ka gjetur të martën katër automjete me targa franceze në ...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Qytetarët kanë 2 opsione – integrim apo izolim
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka hedhur votë...
-
Nisë seanca kundër Dardan Krivaqës, akuzohet për grabitje në kazino
I dënuar me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë për vrasjen e Marigona Os...
-
Arrestohet zyrtari i komunës së Ferizajt, i kishte mundësuar një turku të pajiset me dokumente të Kosovës
Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdoru...
-
Hoxhaj uron Thaçin për datëlindje: Qoftë kjo ditëlindja e fundit që nuk e festojmë së bashku
Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar për datëlindjen e 56-të, ish-presid...
-
NATO nis armë bërthamore në Poloni? Reagon Stoltenberg: Nuk ka plane për…
Presidenti polak Anderzej Duda la të kuptohet se vendi i tij është i gatshëm ...
-
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje me fjalë nga zemra
Sot ish-presidenti Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 56-të. Nuk mungoi ur...