Sport

Fabregas i sinqertë: Shkarkimi i Henry, shokues! Prej tij erdha te Monaco

Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 30 January 2019

U largua nga Chelsea pas rreth 4 vitesh, sepse aktivizohej pak nga Sarri dhe vendosi t’i bashkohej Monacos, ku në stol ishte miku i tij, Thierry Henry, me shpresën për t’u rikthyer edhe njëherë titullar dhe lider në fushë, por gjërat nuk shkuan aspak kështu.

Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll Cesc Fabregas, i cili në një intervistë të dhënë për mediat franceze, ka pranuar se është shokuar nga lajmi për shkarkimin e trajnerit Henry.

“Për të thënë të vërtetën, erdha te Monaco pas telefonatës me Henry dhe për disa orë, apo edhe ditë, mbeta i shokuar kur mësova se e kanë shkarkuar”, deklaroi Fabregas.

-Advertisement-

Megjithatë mesfushori është një profesionist i vërtetë dhe tani është përqendruar sërish te puna, për të bindur teknikun Leonardo Jardim, që t’i japë një vend në formacionin titullar.

“Duhet të pranoj se kam firmosur me Monacon dhe do të punoj për të bërë më të mirën për këtë klub, pasi dua të ndihem i rëndësishëm. Henry është një trajner shumë i zoti, por futbolli tregoi edhe njëherë se nuk të pret”, u shpreh spanjolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera