Sport

Fabio Capello: Ibrahimovic nuk dinte të gjuante kur erdhi në Juventus

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 26 December 2017

Zlatan Ibrahimovic nuk dinte të gjuante në ditët e para të tij si lojtar i Juventusit, sipas trajnerit të mirënjohur italian, Fabio Capellos.

Tani sulmuesi i Manchester United, Ibra iu bashkua “Zonjës së vjetër” në vitin 2004 nga skuadra e Ajaxit, transmeton Express.

Por, ish-trajneri i Anglisë, Fabio Capello – i cili ishte trajneri i Juventusit gjatë kohës sa Ibrahimovic ishte pjesë e gjigantit italian – pohon se superyllin suedez nuk ishte i mirë në gjuajtje.

-Advertisement-

“Kur mbërriti në Juventus, Ibrahimovic nuk ishte i mirë në gjuajtje. Mino Raiola më thoshte: ‘Zlatan është shumë i fortë; ai ua thyen duart portierëve’”, ka thënë Capello.

Përkundër arritjeve të tij të mëvonshme, Capello ka thënë se Ibrahimovic nuk mund të krahasohet me brazilianin Ronaldo, me të cilin italiani punoi më vonë në karrierën e tij në Real Madrid.

“Lojtari më i mirë që e kam stërvitur ishte Ronaldo. Fatkeqësisht e takova në fund të karrierës së tij, kur peshonte 94g”, ka thënë Capello.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera