Sport

Evropiani vazhdon me derbin Angli-Skoci, luajnë edhe Kroacia e Suedia

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 18 June 2021

Kampionati Evropian vazhdon sot me përballje interesante në qytetet si ai i Shën Petersburgut në Rusi, Glasgou në Skoci dhe në Londër të Anglisë.

Në programin e sotëm do të zhvillohen ndeshje në Grupet E dhe D, ku Suedia përballet me Sllovakinë, Kroacia luan ndaj Çekisë, dhe Anglia pret në shtëpi Skocinë, përcjell KosovaPress.

Në Grupin E vazhdon sot xhiro e dytë e Euro 2020, ku ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Suedisë dhe Sllovakisë. Sllovakët kryesojnë tabelën e këtij grupi me 3 pikë, kurse Suedia gjendet në pozitën e dytë.

-Advertisement-

Në anën tjetër, tek Grupi D, Kroacia zhvillon ndeshje kundër Republikës Çeke dhe Anglia si vendase luan kundër Skocisë. Këtë grup e kryeson Çekia me 3 pikë, aq sa ka edhe Anglia në vendin e dytë, kurse në vend të tretë dhe të katërt me asnjë pikë të arkëtuar, gjenden Kroacia dhe Skocia.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Euro 2020 e gjeni më poshtë.

Grupi E

15:00 Suedia – Sllovakia (Stadiumi Gazprom Arena-Shën Petersburg)

Grupi D

18:00 Kroacia – Republika e Çekisë (Stadiumi Hampden Park-Glasgou)

21:00 Anglia – Skocia (Stadiumi Wembley-Londër)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera