Evropa me kufizime të reja teksa Omicroni vazhdon të përhapet
Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 19 December 2021
Disa shtete evropiane kanë rivendosur masa me qëllim që të frenojnë përhapjen e variantit të ri të koronavirusit, Omicron.
Holanda hyn në izolim kombëtar nga 19 dhjetori, masë e cila do të jetë në fuqi deri në mesin e janarit të vitit 2022, ndërkaq edhe shtete të tjera, përfshirë Gjermaninë dhe Francën kanë ndërmarrë masa, me qëllim që të parandalojnë rritjen e rasteve të reja me COVID-19.
Kryeministri holandez, Mark Rutte tha se masa e izolimit ishte e “pashmangshme” për shkak të valës së re të infeksioneve të shkaktuara nga varianti Omicron.
Zyrtarët shëndetësorë në Britani janë të shqetësuar se rritja e rasteve do të rëndojë situatën në spitale. Të shtunën, më 18 dhjetor, Mbretëria e Bashkuar regjistroi 90,418 raste me koronavirus dhe mbi 10,000 prej tyre ishin me variantin Omicron.
Kjo bëri që autoritetet në Londër të shpallnin gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.
Gjermania pritet të vendosë masa të reja kundër udhëtarëve nga Britania, shtetit në Evropë të goditur më së keqi nga Omicroni.
Sipas masave, që pritet të hyjnë në fuqi të dielën në mbrëmje, të gjithë shtetasit dhe banorët gjermanë do të lejohen të hyjnë nga Mbretëria e Bashkuar, por ata duhet të kenë test negativ të koronavirusit dhe të izolohen për dy javë pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo.
Masa të ngjashme veçse janë marrë nga autoritetet në Francë dhe Austri, shtete që kanë vendosur kufizime të ashpra ndaj udhëtarëve nga Mbretëria e Bashkuar.
Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara, baret dhe restorantet janë mbyllur përkohësisht në qytetin e Nju Jorkut për shkak të valës së re të pandemisë.
Presidenti amerikan, Joe Biden pritet që më 21 dhjetor të ofrojë detaje të reja lidhur me situatën epidemiologjike, teksa SHBA-ja po përballet me rritje të rasteve dhe me variantin Omicron.
Omicron fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut në muajin nëntor dhe që atëherë është përhapur në 89 shtete të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar këtë variant si “variant shqetësues”.
Studim: Omicroni më pak efektiv në sulmimin e mushkërive
Përderisa bota po përballet me rastet të reja me variantin Omicron, hulumtuesit britanikë kanë gjetur se Omicroni mund të jetë më pak efektiv në sulmimin e mushkërive sesa variantet paraprake të sëmundjes COVID-19.
Studimi i Institutit për Imunologji Terapeutike dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Kembrixhit erdhi në përfundim se mutacionet në proteinat gjembore të virusit, që ia mundësojnë që të shmangë antitrupat, mund të zvogëlojnë gjithashtu mënyrën sesi replikohet virusi në mushkëri dhe shkakton sëmundje të rëndë.
“Këto gjetje theksojnë se Omicroni ka veti që të shmanget nga imuniteti duke kompromentuar vetitë që lidhen me riprodhimin dhe patogjenitetin”, thuhet në gjetjet e studimit.
Udhëheqësi i këtij studimi, Ravi Gupta, profesor i mikrobiologjisë në Kembrixh, tha se ende ka sfida pavarësisht këtyre gjetjeve të këtij studimi, që në dukje janë pozitive.
Ky studim sugjeron se Omicroni shmang imunitetin, por vetitë që lidhen me progresin e sëmundjes mund të dobësohen deri në njëfarë mase. Megjithatë, përhapja e konsiderueshme e Omicronit paraqet një sfidë të madhe për shëndetin publik.
Ndërkaq, OSHB-ja ka thënë se ende ka paqartësi lidhur me Omicronin, përfshirë edhe atë se sa efektive janë vaksinat ekzistuese kundër këtij varianti ose nëse Omicroni shkakton sëmundje të rëndë te personat e infektuar.
Aftësia e Omicroni për t’u përhapur shpejt do të thotë se shumë shpejt ai do të bëhet variant dominues, ka thënë OBSH-ja./REL
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre t...
-
Shqipëri: Çmimet e banesave do shtrenjtohen, pritet rritje deri në 15%
Çmimet globale të banesave pritet të rriten në dy vjetët e ardhshëm. Projeksi...
-
Bazuar në ligj, puna e Kuvendit mbyllet një ditë para fushatës
Kuvendi, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, thuajse e ka përfunduar ...
-
Vlora Çitaku sfidon VV-në: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurti
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Rukiqi: Po harrojmë se Kosova është nën sanksione, shumë projekte janë peng i tyre
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen ...
-
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova
Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin ...
-
KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë...
-
Dakaj: Kurti në dy intervistat e fundit, reflektoi frikë dhe panik në këto zgjedhje, ka frikë prej mediave e ndërkombëtarëve
Gazetari Shkelzen Dakaj, ka potencuar se kryeministri Albin Kurti po frikohet...
-
Viti 2025, vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viti 2025 pritet të jetë viti vendimtar për procesin gjyqësor ndaj Hashim Tha...
-
Shala thotë se Kurti po manipulon për të hyrat e “Ibër-Lepencit”: Veprimet dhe korrupsioni i kësaj qeverie duhet të hetohen nga Prokuroria Speciale
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, deklaroi s...
-
Biznesmeni kosovar mezi mbanë lotët, pasi tregon historinë e tij rrëqethëse “Ai malli për nanen e baben, nuk edi…”
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi – DASH jep detaje mbi temat që do të diskutojë
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R....