Sport

Europa League, sonte startojnë çerekfinalet

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 11 April 2019

Luhen sot ndeshjet e para çerekfinale të Europa League. spikat në këtë raund sfida mes Arsenalit dhe Napolit, që fare mirë mund të quhet edhe një finale e parakohshme duke qenë se të dyja skuadrat pretendojnë fitoren e trofeut.

Topçinjtë e Londrës nuk kanë mundur të fitojnë Europa league asnjëherë dhe rezultati më i mirë i tyre është arritja në finalen e vitit 2000 kur kompeticioni quhej ende Kupa UEFA.

Ndërsa Napoli ka mundur të triumfojë në vitin 1989 pikërisht në formatin e vjetër të kompeticionit.

-Advertisement-

Sfidë tjetër interesante është derbi spanjoll mes Valencias dhe Villarrealit. Për skuadrën valenciane përballjet me ekipet spanjolle në Europa League nuk janë një ogur i mirë pasi disa herë është eliminuar.

Por ka një fakt pozitiv në këtë pikë për Valencian që në sezonin 2003/2004 është përballur pikërisht me Villarrealin të cilin e ka mundur, madje në fund ka fituar edhe trofeun. Tjetër skuadër që pretendon fitoren e Europa League është Chelsea që do të luajë në Pragë ndaj Slavias. Kjo është hera e parë që këto dy skuadra vihen përballë njëra-tjetrës në arenën evropiane.

Për Chelsean kjo ësghtë sfida e 7 me skuadra ceke, në 6 përballjet e para londinezët kanë shënuar 3 fitore e 3 barazime. Benfica-Eintracht i Frankfurtit është çerekfinalja e fundit që do të luhet në mbrëmjen e sotme.

Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një përballje që luhet për herë të parë në kompeticionet UEFA. Vlen të theksohet se Eintrachti e ka fituar njëherë kompeticionin në 1980 kur quhej Kupa UEFA, ndërsa Benfica në 3 raste ka arritur deri në finale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera