Europa League, në fushë Milan, Arsenal e Chelsea
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2018/09/arsenal-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
13:06 | 20 September 2018
Nis sot sezoni i ri i Europa League ku 48 skuadra do të kërkojnë të fitojnë këtë trofe që mbahet nga Atletico Madrid me skuadrën e Simeones që është pjesë e Ligës së Kampioneve.
Në këtë edicion nuk mungojnë emrat e rëndësishëm të futbollit evropian si Milan apo Arsenali që do të luajnë ndeshjet e tyre në orën 21:00. Kuqezinjtë e Gattusos do të udhëtojnë drejt Luksemburgut për t’u përballur më debutuesit e Dudelange në ndeshjen e tyre të grupit F.
Trajneri italian ka vendosur të bëjë rotacion në skuadër, po pa hequr dorë nga Romagnoli dhe Higuain. Ndërsa Arsenali do të presë në Emirates Stadium skuadrën e Vorsklës. Kjo do të jetë përballja e parë mes londinezëve dhe ukrainasve në kompeticionet evropiane.
Në të njëjtën kohë, kjo është hera e parë që Arsenali do të luajë në një eveniment të tillë si Europa League nën drejtimin e Unai Emery që mori vendin e Arsene Wenger. Në të njëjtën fashë orare do të luajë edhe Anderlechti pjesë e të cilit është edhe Kristal Abazaj me skuadrën belge që do të përballet me skuadrën e Spartak Trnavës, ndërkohë që në Lisbonë, Sportingu do të presë Qarabagun.
Në orën 18:55 do të zbresin në fushën e lojës skuadra si Chelsea apo Lazio. Blutë e Londrës janë në Grupin L dhe do të nisin këtë sezon në përballjen me PAOK e Athinës. Chelsea që e ka fituar këtë kompeticion në vitin 2013 nuk do të ketë në radhët e tij Eden Hazard që mesa duket i ka kërkuar trajnerit Sarri që ta lërë pushim për këtë përballje.
Ndërsa Lazio do të luajë me Apollon Limassol. Bardhekaltrit e Inzaghit nuk do të kenë në radhët e tyre Luiz Felipen, Berishën, Lukakun dhe Radu, ndërkohë që do të mungojë edhe Strakosha të cilin Inzaghi ka preferuar ta lërë në tribunë në këtë përballje.
Sfidë interesante është edhe ajo që do të luhet në Spanjë mes Villarreal e Glasgow Rangers se Eros Grezdës dhe trajnerit Steven Gerrard me skuadrën skoceze që rikthehet në fazën e grupeve të një evenimenti si Europa League pas 8 vitesh.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/Prince-ballina-e17083559109131.jpg)
Të tjera
-
Ekonomia kineze ofron hapësirë të re për rritjen e sipërmarrjeve të huaja
Mëkëmbja e vazhdueshme, transformimi, përmirësimi dhe reformimi i thellë i ek...
-
Akuzat e banorëve për zhurmë, pluhur e dallavere në shpronësime të fshatrave Shipitullë e Graboc, vjen reagimi i KEK-ut
Në një storie të realizuar nga Gazeta Infokus banorë e përfaqësues të fshatr...
-
BE-ja, qeverisë: Jemi të shqetësuar që s’i morët parasysh komentet tona për tri projektligje
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar në lidhje me tri projektligje ...
-
Nis takimi mes Vuçiqit e zyrtarëve të BE-së
Në Bruksel ka nisur takimi mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe z...
-
Dalin pamjet nga takimi Borrell-Kurti
Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Përfaqësuesin e ...
-
AGK-ja reagon për kërcënịmin që iu bë gazetares së Infokus, Hateme Smajli, nga drejtori i QKMF-së në Obiliq
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimit që i është bërë...
-
“Nuk kam shpresë nga takimi Kurti – Vuçiq” – Ish-diplomati kosovar flet për takimin e Brukselit
Takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të S...
-
Ministrja Haxhiu sụlmon Kushtetuesen: I kanë borxhe e po i shërbejnë nomenklaturës së vjetër- byroja do të bëhet
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rrëzimit të Ligjit pë...
-
Borrell kërkon përparim në zbatimin e marrëveshjes për normalizim
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evrop...
-
Enver Hoxhaj: Dialogu Kosovë – Serbi ka kollapsuar moti, Kurti ka dështuar në politikën e jashtme
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se di...
-
Kushtetuesja e shpall të pavlefshëm ligjin për Byronë për Verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme
Gjykata Kushtetuese e ka shpallë të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Sh...
-
Vuçiq para takimeve në Bruksel: Kurti do të bërtas dhe bëjë drama derisa t’i them ndalu
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka vazhduar me avazin e tij të vjetër...