Sport

Europa League, Napoli në kërkim të mrekullisë

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 22 February 2018

Luhen sot ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16 të finaleve të Europa League. Vëmendja më e madhe do të jetë te Napoli. Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri do të luajë në Gjermani ndaj Leipzigut ku do të duhet të bëjë mrekullinë për t’u kualifikuar duke qenë se në fushën e tij është mundur me rezultatin 3-1.

Lazio do të presë në Romë skuadrën e Steauas së Bukureshtit ndaj së cilës humbi përpara një jave me rezultatin 1-0. Skuadrës së Inzaghit do t’i duhet një fitore me mbi 2 gola për të kaluar në 1/8 e finaleve. Arsenali, Milani dhe Atletico Madrid janë skuadrat që janë me një këmbë në raundin tjetër të Europa league pasi i kanë fituar bindshëm ndeshjet e tyre të para.

Arsenali, javën e kaluar mposhti Ostersundin në Suedi me rezultatin 3-0. I njëjti rezultat u regjistrua edhe në sfidën mes Milanit dhe Ludogorets në Bullgari që e bën më të lehtë detyrën për kuqezinjtë në sfidën e San Siros.

-Advertisement-

Bindshëm fitoi në ndeshjen e parë edhe Atletico Madrid. Skuadra e Simeones fitoi në Danimarkë ndaj Kopenhagenit 4-1 duke e bërë më të lehtë sfidën e saj që do të luajë në Wanda Metropolitano. Një sfidë interesante e këtij raundi të Europa League është edhe ajo mes Villarrealit dhe Lionit që do të luhet në El Madrigal, me skuadrën franceze që vjen me avantazhin 3-1 te sfidës së parë.

Në Bergamo, Atalanta do të presë Borussia Dortmund ndaj së cilës humbi sfidën e parë 3-2. Skuadra italiane duhet të fitojë të paktën 1-0 për të kaluar në raundin tjetër. Ndërkaq është mësuar emri i skuadrës së parë të kualifikuar për në 1/8 e finaleve të Europa league dhe ajo është CSKA e Moskës që mposhti Crvena Zvezdën 1-0 në sfidën e kthimit, ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera